Këngëtarja Leonora Jakupi është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera në vend.
Ajo kohët e fundit është tërhequr nga muzika por kjo nuk e ka penguar që ajo të jetë sa më afër njerëzve që e duan.
Ndërkaq Leonora ka treguar se është shumë patriote dhe e mbështët shumë vendin ku ajo është rritur.
Këtë e kanë bërë të ditur këngët që ajo ia ka kushtuar vendit të saj por jo vetëm kaq, ajo në shumë paraqitje të saja ka treguar se babai i saj kishte qenë luftëtar gjatë kohës së luftës dhe kjo ka qenë arsyeja që ai nuk jeton më.
Së fundmi ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram bashkë me nënën e saj duke i uruar kështu qytetit të saj Skenderajit ditën e çlirimit.