PËRBËRËSIT
4-5 qepë të kuqe mesatare
500 g kumbulla gjatoshe
1 lugë sheqer kallami
Kripë
Piper
Spec djegës
1 gotë verë e bardhë
Pak salcë
2 levrek të mëdhenj
Vaj ulliri
Majdanoz
PËRGATITJA
Kaurdisni qepët me kripë në vaj ulliri derisa të zbuten, shtoni specin djegës, kumbullat e ndara në mes e të pastruara nga farat, piperin e zi, verën dhe pak salcë. E shtroni masën në tavë. Vendosni sipër peshkun të marinuar me kripë dhe vaj ulliri. Në furrë me 250 ° për 30 minuta. E shijoni me majdanoz të grirë imët.