Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Librat shkollorë, Musmurati: Është shtatori i dytë që Qeverinë Kurti e gjen me barriera të tilla

nga Revista Kosovarja

Kryetarja e Kolegjiumit të Drejtorive Komunale të Arsimit, Besianë Musmurati, ka thënë se vendimi i fundit i Minsitrisë së Arsimit iu ka shkaktuar telashe e shqetësime drejtorive të arsimit.

Mbi artikull

“Me qefin më të madh do të jepnim informata qysh ka me ndodhë, po nuk po i dimë as ne qysh, po besoj, s’po i di as vetë Ministria. Më vjen keq që çdo shtator, pra është shtatori i dytë në Qeverinë Kurti që po fillon mësimi më këso barriera”, tha ajo në emisionin Frontal në T7.

Ajo thotë se çdo familje në Kosovë e di që mësimi fillon më 1 shtator dhe këtu s’ka hapësirë për befasi.

“Veç logjistika e aranzhimit të një diçkaje të tillë merr shumë kohë për planifikim. Nuk është një eksperiment që mund ta bëjmë 10 ditë para se të fillojë mësimi e aq më pak pa i njoftuar komunat sepse për neve është me të vërtetë… Ne mundohemi t’i qëndrojmë Ministrisë pranë kur ka politika të reja”.

Moneytizer Paragrafi 4

Po ashtu, Musmurati tha se prindërit nëpër disa komuna do të kenë vështirësi shtesë për blerjen e librave meqë mungojnë libraritë. Këtu ajo përmendi Hanin e Elezit si shembull.

Për këtë çështje, Musmurati tha se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i ka ftuar për një takim të martën të gjitha drejtoritë. Ajo konfirmoi se do t’i përgjigjen kësaj ftese.