Lida nga firma e njohur “Lida Beauty” në Spreitenbach në Kantonin Aargau afër Cyrihut, është shqiptare nga Kumanova, prapa emrit të së ciles qëndron një sallon bukurie i sukseshëm, me një numër të madh klientësh të kënaqur për shërbimet profesionale, mikëpritjen dhe korrektësinë.
Lida ëahtë nga Kumanova dhe i’a ka dalë bindshëm të realizoj ambicien e saj për ta ngritur në këmbë biznesin që gjendet në Zvicër.
Kjo grua e fortë, vizionare e profesionale, thotë se të kesh biznes larg vendlindjes nuk është edhe aq e lehtë “Duke marrë parasysh se ne jemi të huaj, hapja e një biznesi nuk është gjë e lehtë. Gjithsesi, është shumë interesant të kesh punë dhe kontakte me shumë njerëz të nacionaliteteve dhe kulturave të ndryshme. E gjjthë kjo, më bënë të ndihem krenare dhe ti përkushtohem punës edhe më shumë.
Më pas, lida na tregon për shërbimet ekskluzive që ofrojnë në sallonin e bukurisë “Lida Beauty”. “Ne ofrojmë kryesisht depilim me laser (Dauerhafte Haarentfernung ) si dhe Carbon Peeling ose Hollyqood Peeling, heqjen e tattoo’s si dhe zbardhjen e dhëmbëve (Zahn Bleaching)”.
Të gjitha sherbimet kryhen me aparaturën më të avancuar në botë. Ndërkohë, në “Lida Beauty” njëkohësisht kryhen edhe kurse të ndryshme për të gjithë ata që duan të aftësohen profesionalisht në këto shërbime. Lida thotë se formula e suksesit është puna me seriozitet, përkushtimi maksimal, aparatura e përsosur, investimi i shpirtit në punë dhe pranimi i të gjithëve klientëve si të barabart, pa marrë parasysh rracën, ngjyrën, apo çkado qoftë tjetër.
Thotë se 50 përqind e klienteve të saj janë shqiptare dhe pjesa tjetër e macionaliteteve të ndryshme, si italiane, zvicërane, kroate, portugeze, turke, etj.
Storien e suksesit të Lides nga Lida Beauty që gjendet në Spreitenbach në Kantonin Aargau afër Cyrihut, e mbyllim me mesazhin e saj se në botë asnjë njeri nuk ngjanë me një tjetër, që do të tjotë se secili është i veçant dhe unikat. “Kështuqë të jeni vetvetja është shumë e rëndësishme në jetë. Po ashtu sa më të natyrshëm dhe të thjeshtë të jeni, aq më bukur do të dukeni”.