Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lija e majmunëve godet një nga vendet më të goditura në Afrikë, mbi 3,000 të infektuar që nga janari

nga Revista Kosovarja

Autoritetet shëndetësore në Sierra Leone kanë ngritur alarmin për rritjen e rasteve me lisë të majmunit (mpox) dhe kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare për ta vënë nën kontroll përhapjen e sëmundjes.

Mbi artikull

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Charles Senesi, konfirmoi se po punohet pandërprerë për të përballuar situatën dhe për të ofruar burimet e nevojshme për stafin shëndetësor, shkruan Gazeta Sinjali.

Që nga janari, në vend janë regjistruar 3,350 raste të mpox-it, me 1,779 të shëruar dhe 16 të vdekur. Vetëm brenda një jave janë raportuar 339 raste të reja dhe 2 viktima. Për të përballuar fluksin e rasteve, në kryeqytetin Freetown është hapur një qendër e re trajtimi me 400 shtretër, të vizituar nga zëvendëspresidenti Mohamed Zulde.

Autoritetet shpresojnë të marrin sot rreth 20,000 doza vaksinash që do t’u jepen personave në kontakt me pacientë dhe grupeve me rrezik të lartë, përfshirë punonjësit shëndetësorë. Deri më tani janë vaksinuar 42,872 profesionistë të shëndetësisë.

Moneytizer Paragrafi 4

Mpox, që u identifikua për herë të parë në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos, është përhapur globalisht që nga viti 2022. Në vitin 2024, OBSH shpalli nivelin më të lartë të alarmit për këtë epidemi. Sierra Leone ka përvojë të hidhur me krizat shëndetësore, pasi gjatë epidemisë së Ebolës (2014–2016) humbën jetën rreth 4,000 persona.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/