fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Lija e majmunëve: Të shqetësohemi apo ‘të mos merremi me të’?

nga Revista Kosovarja
9 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Nëse jeni ende duke u marrë me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, ndoshta “është koha për të menduar për diçka tjetër”.

Bëhet fjalë për Linë e majmunëve për të cilën thuhet se tanimë ka rreth 100 raste të konfirmuara në disa vende në botë – si në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Belgjikë, Itali, Portugali, Spanjë dhe Suedi si dhe në SHBA, Kanada dhe Australi, duke ngritur frikën se virusi mund të jetë duke u përhapur.

Pra, çfarë po ndodh? A është koha për t’u shqetësuar apo po frikësohemi tepër pasi sapo kemi kaluar Covid-in?

Ende e parashikueshme

Le të jemi të qartë: ky nuk është një tjetër Covid-19 dhe nuk jemi disa ditë larg bllokimeve për të përmbajtur përhapjen e Lisë së majmunëve.

Megjithatë, ky është një shpërthim i pazakontë dhe i paprecedentë i lisë së majmunit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Madje, edhe shkencëtarët e specializuar në këtë sëmundje i ka zënë në befasi të plotë dhe është gjithmonë një shqetësim kur një virus ndryshon sjelljen e tij.

Sidoqoftë, deri më tani, Lija e majmunëve po konsiderohet mjaft e parashikueshme.

Siç thuhet më tej, “shtëpia natyrore” e virusit janë kafshët e egra, të cilat në fakt mendohet se janë brejtës dhe jo majmunë.

Kështu, dikush në pyjet tropikale të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore bie në kontakt me një krijesë të infektuar dhe virusi kalon nëpër specie.

Pra, supozohet që shpërthimet priren të jenë të vogla dhe të “digjen” vetë.

Por kjo nuk është më kështu.
Për herë të parë virusi është gjetur te njerëzit pa lidhje të qartë me Afrikën Perëndimore dhe Qendrore; Nuk është e qartë se nga kush po e marrin njerëzit; Lija e majmunëve po përhapet gjatë aktiviteteve seksuale dhe shumë prej të prekurve janë të rinj homoseksualë dhe biseksualë.

“Ne jemi në një situatë shumë të re, kjo është një surprizë dhe një shqetësim”, ka vlerësuar Prof. Sir. Peter Horby, drejtor i Institutit të Shkencave Pandemike në Universitetin e Oksfordit.

Ndërsa ai thotë se kjo nuk është “Covid-Dy”, ai tha “ne duhet të veprojmë” për të parandaluar përhapjen e virusit pasi kjo është “diçka që ne vërtet duam ta shmangim”.

E Dr. Hugh Adler, i cili ka trajtuar pacientët me Linë e majmunit, pajtohet: “Nuk është një model që e kemi parë më parë – kjo është një befasi”.

Pra, çfarë po ndodh?

Sipas shkrimit në fjalë, ne e dimë se ky shpërthim është i ndryshëm, por nuk e dimë pse.

Ka dy opsione të gjera – virusi ka ndryshuar ose i njëjti virus i vjetër është gjetur në vendin e duhur në kohën e duhur “për të lulëzuar”.

Ai thuhet se është një virus i ADN-së, kështu që nuk ndryshon aq shpejt sa Covid-19 ose gripi. Në këtë drejtim, analiza gjenetike shumë e hershme sugjeron se rastet aktuale janë shumë të lidhura me format e virusit të parë në vitin 2018 dhe 2019.

Andaj, ndonëse është shumë herët për të qenë të sigurt, por për momentin nuk ka asnjë provë se ky është një variant i ri mutant në lojë.

Por “ne gjithmonë mendonim se Ebola ishte e lehtë për t’u frenuar, derisa nuk ishte kështu”, ka paralajmëruar Prof. Adam Kucharski, nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

Siç vë në pah shkrimi i BBC, përcjell Telegrafi, vaksinimet masive të Lisë në të kaluarën do t’u kishin dhënë brezave të vjetër njëfarë mbrojtjeje kundër Lisë së majmunëve.

“Ndoshta po transmetohet në mënyrë më efektive sesa në epokën e lisë, por ne nuk po shohim asgjë që sugjeron se mund të jetë i shfrenuar”, tha Dr Adler, i cili ende pret që ky shpërthim të “digjet” vetë.

Dhe të kuptuarit se si filloi ky shpërthim do të ndihmojë në parashikimin e asaj që do të ndodhë më pas.

Sido që të jetë, ne mund të presim që të vazhdojmë të hasim në më shumë raste.

“Unë nuk mendoj se publiku i gjerë duhet të shqetësohet në këtë fazë, por unë nuk mendoj se ne i kemi zbuluar të gjitha dhe ne nuk e kemi kontrollin e kësaj”, mendon Prof. Jimmy Whitworth.

Por lajmi i mirë është se nuk jemi në të njëjtën situatë siç ishim me Covid-in.

Lija e majmunëve është një virus i njohur dhe jo një i ri, dhe ne tashmë kemi vaksina dhe trajtime.

Ai është kryesisht i butë, megjithëse mund të jetë më i rrezikshëm tek fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar.

Por ajo përhapet më ngadalë se COVID-19 dhe skuqja e veçantë dhe e dhimbshme e bën më të vështirë të largohet sesa një kollë.

Kjo e bën më të lehtë punën e gjetjes së njerëzve që mund të kenë qenë të infektuar dhe vaksinimin e atyre që rrezikojnë të preken nga ai.

Megjithatë, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge, ka paralajmëruar se “ndërsa po hyjmë në sezonin e verës… me tubime masive, festivale dhe festa, jam i shqetësuar se transmetimi mund të përshpejtohet”.


Etiketa: Lija e majmunit

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Deklarohet Biden për rrëzimin e balonës kineze: Urdhërin e dhash unë

8 orë më parë
Aktuale

Zagreb: Erërat e forta shkulin në rrënjë pemët, ka edhe të lënduar

10 orë më parë
Aktuale

Rrëzohet balona kineze, SHBA mbyll tre aeroporte dhe hapësirën ajrore mbi Karolinë

10 orë më parë
Aktuale

Dyshohet për zjarr në objektin e Radio Kosovës

10 orë më parë
Aktuale

Kurti i përgjigjet Escobarit: Të bëhemi fer, njëherë njohja e ndërsjellë e mëpastaj Asociacioni

13 orë më parë
Aktuale

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit

13 orë më parë
Postimi tjetër

Dasma e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker sponsorizohet nga Dolce & Gabbana

Zhduket një vajzë nga Prishtina

Shtetasi nga Shqipëria dhunon seksualisht të miturën nga Kosova dhe e lë shtatzënë


TË FUNDIT

“Do të kap, do të shkel”, deklarata e Luizit ndaj Deas pas nominimit

7 orë më parë

Dea Mishel çoi sonte në nominim Kiarën, Efin dhe Luizin. Luizi shpëtoi i pari ndërsa e eleminuara ishte Efi. Për...

Efi eliminohet nga Big Brother VIP Albania

8 orë më parë

Efi është e eliminuara e dytë e mbrëmjes së sotme. Ishte Dea, ajo e cila e çoi në televotim Efin...

Çka i tregoj Noizy këngëtarit Yll Limani për eksperiencat në Tajlandë?

8 orë më parë

Noizy së fundi ka qenë në Tajlandë, ku duket se është kënaqur shumë, gjë të cilën ja ka thënë edhe...

Komentuesit ‘shërthejnë’ ndaj Deas së BBVA: Ki me thanë oj nanë pse m’bane…

8 orë më parë

Dea Mishel e cila fitoi “Lojën e inteligjencës”, kishte në dorë zarfin e kuq të futur në shtëpi nga Vëllai...

Horoskopi ditor, e diele 5 shkurt 2023

8 orë më parë

DASHI Në dashuri e gjeni veten në një ngërç, por tashmë pasdite hëna fillon të japë një dorë, duke ju...

Deklarohet Biden për rrëzimin e balonës kineze: Urdhërin e dhash unë

8 orë më parë

Presidenti i ShBA’së flet pas rrëzimit të balonës spiune kineze, për çka shkurtazi tha se e ka dhënë vetë udhërin...

MË TË LEXUARAT

Testi i ngjyrave: Si të zbuloni disa karakteristika të rëndësishme të personalitetit tuaj

Sa ujë duhet të pini në ditë në varësi të moshës tuaj?

​24 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Pas lëmshit me Kiarën, Butrint Imeri na prezanton me dashurinë e re

Olta vjehrra e Kiarës në martesën me Luizin

“I pa moralshëm, i pafytyrë dhe i pa edukatë”, Vedati bën deklaratën e fortë

Memli Krasniqi sërish vizitë zyrtare në SHBA, pritet të zhvillojë takime në DASH

“A je penduar për puthjen?”, Kiara Tito: E ndjeva me shpirt

Nëse doni seks të mirë hani çokollatë të zezë!

Dy muaj pa Seremb Gjergjin, bashkëshortja thotë fjalët më prekëse

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist