Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Limaj në ditën e të pagjeturve kërkon drejtësi

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në ditën e të pagjeturve, ka thënë se si çdo ditë tjetër, qëndrojnë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre.

Limaj tha se kjo plagë vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, dy dekada pas përfundimit të luftës.

“Në ditën e të pagjeturve bëjmë thirrje edhe njëherë për drejtësi, sepse vetëm ajo i shëron plagët. Është obligim i yni të mos rreshtim së kërkuari ndriçimin e fatit të tyre, sepse vetëm atëherë Kosova e lirë ka kuptim”, ka shkruar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]