fbpx

Limaj në Parlamentin e Shqipërisë, nderohet për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Nsimës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe anëtaren e kryesisë së Nismës, Xhevahire Izmaku, kanë marrë pjesë në shënimin e 80-vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, që nisi në qershor të vitit 1944.

Në këtë ngjarje të rëndësisë së veçantë, që u zhvillua në sallën e Parlamentit të Shqipërisë, dhe që u bë me ftesë të deputetit shqiptar Shpëtim Idrizi dhe shoqatës patriotike “ÇAMËRIA”, para gjithë të pranishmëve nga të gjitha trevat shqiptar, një fjalë rasti, mbaji kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili tha se, kjo është njëra prej ngjarjeve më të rënda të popullit shqiptar, ku edhe pas kaq vjetësh në secilën familje shqiptare kjo ngjarje, kjo histori e rëndë përjetohet me dhimbje të madhe, mu për faktin se popullata çame kishte përjetuar tmerrin e depërtimit dhe të shpërnguljes me dhunë.

 

https://www.facebook.com/NISMAsocialdemokrate/posts/1051238009699291?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]