Xhungla ose ndryshe pyjet tropikale përfshijnë drurë dhe shkurre të ndryshme me gjelbërim të përhershëm, sepse në rajonet ku ato rriten moti çdo ditë të vitit është i njëjtë.
Pyjet tropikale gjenden në pellgun e lumit të Amazonës në Amerikën e Jugut, në pellgun e lumit të Kongos, në gjirin e Guinesë në Afrikë, në gadishujt dhe ishujt e Azisë Juglindore etj.
Në këtë parajsë tokësore, aktualisht po kalojnë disa ditë pushimi çifti i njohur i skenës muzikore, Lind Islami e Venera Lumani, shkruan “Kosovarja”.
Çifti, po kënaqen dhe shumë nga eksperiencat e tyre të bukura në këtë vend, po i shprendajnë me ndjekësit në rrjete sociale.
Lind Islami dhe Venera Lumani prej vitesh janë në lidhje, madje jo vetëm në lidhje dashurore, por edhe profesionale, pasi thuajse të gjitha projektet i kanë në duet.