“Kosovarja” është gjithmonë në kërkim të historive të suksesit. Bota e femres është e madhe, e pasur dhe me shumë ngjyra.
E tillë është edhe bota e Lindes, personazhit për të cilen na folën disa herë bashkëpunëtorët tanë, duke treguar se sa e veçantë është në personalitet dhe profesion. E gjetem dhe ja ku e kemi për ta prezanruar para jush.
Arlinda Rexhepi-Bajrami është nga Kosova, por e lindur dhe e rritur në Gjermani. Është e bukur dhe punon për të bukurën. Të gjithë e njohin si Linda e “Linda‘s Beauty”, sallonit të njohur në Sindelfingen të Gjermanisë, qytetit që është afër Shtutgarit e ku gjendet edhe fabrika e Mercedesit, për çka ky vend është mjaftë i njohur.
Linda, nuk dëshiron të flasë shumë për vetën e sukseset e saj, pasi beson se për të flet puna dhe rezultatet ndër vite. “Qysh në fëmijëri më ka pëlqyer bota e së bukurës, e kam pasur pasion dhe e dua shumë. Pas shkollës, vendosa të merrem me këtë punë dhe më ka ecur mirë”, thotë Linda, e cila për disa vite ka punuar për “Dior”, ndërkohë që pesë vite më parë bashkë me shoqen e saj Yale Yaman kanë hapur sallonin e tyre të bukurisë. Në “Linda’s Beauty” të gjitha shërbimet realizohen në mënyrë të perfeksionuar, duke nisur nga Microblading, Microneedling, Mesoporation, Microdermabrasion, Lifting Pen , Ultraschall Lifting si dhe Make up.
Salloni është ekskluziv dhe i nivelit të lartë, klinetet janë të të gjitha nacionaliteve, e madje ka edhe shumë emra të njohur si nga arti, shoubizi, politika dhe influencere me famë që e vizitojnë të përfituar shërbimet profesionale të “Linda’s Beauty”. Influencerja shume e njohur në Instagram, Kimberly Sowles, i shkruan me admirim Lindes për punen e shkëlqyshme që bënë tek ajo.
Linda punon edhe me “Branko Babic Akademie”, ku mbanë seminare dhe gjithashtu me firmen e njohur të kozmetikes “Dalton Kosmetik”, ndërkohë kuptojmë se ka bashkëpunuar me disa sallone në Kosovë, ku u ka dhënë kurse për Microneedling dhe BB Glow.
Në mes të punës dhe angazhimeve të përditshme, Linda gjen kohe edhe për vetën dhe hobit e saj. “Sigurisht që duhet të gjejmë kohë edhe për vetën, ani pse shpesh puna e madhe arrin të na largoj disi nga vetja. Hobi im janë udhëtimet dhe përpiqem të udhëtoj sa më shpesh në vende të ndryshme, pasi kështu relizoj një prej pasioneve të mija. Gjithashtu më pëlqen edhe sporti”.
Kjo është Linda nga “Beauty’s Linda” që i zbukuron të gjitha, shkruan “Kosovarja”.