Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ditën e djeshme njoftoi fansat se ka bërë ndërhyrjen për heqjen e dhjamit dhe siç kishte premtuar e ka publikuar të plotë në rrjete sociale.
Derisa ka vënë në pah çdo gjë dhe ka qenë shumë e hapur me publikun, ajo së fundmi ka bërë një pyetësor në Instagram për t’iu përgjigjur më shumë ndjekësve rreth asaj që do dëshirojnë të dinë për operacionin.
Pyetjet ishin të shumta rreth asaj se çfarë është, a kishte frikë për ta bërë e po ashtu edhe për çmimin.
“Çfarë ke bërë operacion?”, ka qenë pyetja e parashtruar.
“Sculpt 360+BBL”, u përgjigj ylli me prejardhje nga Vitia.
Ajo më tej ka treguar nëse kishte frikë gjatë ndërhyrjes pasi shumë prej tyre ngurrojnë për ta bërë.
“Nuk kam pasur aspak frikë deri në momentin kur jam shtrirë në tavolinën e operimit. Aty pastaj filluan dridhje të tmerrshme të trupit por çdo gjë ka kaluar me qetësi dhe lezet. Në momentin që jam pirë nuk kam ndjerë asgjë më, në fakt orën e fundit kam fjetur dhe vetëm kur jam zgjuar e kuptova se çfarë ndodhi”.
Linda mes shumë rrëfimeve ka zbuluar edhe atë se sa kushton për të bërë një ndërhyrje të tillë, meqenëse ishin kureshtarë fansat.
“Këtu kushon 9600 dollarë deri në 14 mijë dollarë, varet në cilën klinikë shkon”, thotë më tej ajo.
BBL është një procedurë që heq yndyrën e tepërt nga barku dhe më pas kjo transferohet në vithe.