Lulja dhe Lirimi kanë arritur të jetë pjesë e medieve rozë falë postimeve të tyre në rrjete sociale, me të cilat gjithmonë kanë arritur të marrin vëmendje.
Ata numërojnë numër të madh ndjekësish ku brenda një periudhe te shkurtër kanë arritur të jenë tejet të pëlqyer nga publiku shqiptar, shkruan “Kosovarja”.
Çifti simpatik muajt e fundit janë duke u përballuar me një sëmundje të rëndë, ku Lulja është ajo e cila është diagnostifikuar me sëmundjen e leukemisë dhe që gjendja nuk po i përmirësohet, por për shkak të terapive të rënda trupi nuk po i’a përballon dot.
Përmes një video të postuar në llogarinë e tyre ne Instagram Lirimi kërkon që të gjithë të luten për shëndetin e saj.
Se si është gjendja e saj momentale, mund ta dëgjoni në videon në vazhdim./Kosovarja/