Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lirohen aktivistët e PSD’së

nga Revista Kosovarja

Janë liruar aktivistët e PSD’së që u arrestuan sot në Prishtinë gjatë një aksioni simbolik në Bibliotekën Kombëtare.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e partisë, Natyra Kuçi.

“Po, jemi liruar”, tha ajo shkurt.

Zyrtarë të PSD’së kanë vendosur një “librezë” të Arbërie Nagavcit ku ata kanë shkruar disa “lëndë” dhe e kanë notuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas PSD’së, Nagavci në “Ndërtimin e çerdheve të reja” ka notën 1, në “Sjellja ndaj sindikatës së arsimit” 1, në “Furnizimi me kohë i librave shkollorë” 1, për “Rezultatin në Pisa” 1.

Ndërsa notën 5 ia kanë vendosur për “Shkelje të kushtetutës”.

Policia fillimisht i nxori jashtë objektit të Bibliotekës e pastaj disa i arrestoi. Në Bibliotekën Kombëtare më pas ka shkuar kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci ku kanë marrë pjesë në manifestimin e “Ditës së Mësuesit”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]