Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lirohen vëllezërit Emini, u mbajtën një javë në Serbi

nga Revista Kosovarja

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë në Serbi.

Ata janë shëndoshë e mirë dhe janë duke u kthyer në Gjermani tek familjarët.

Lajmin e ka konfirmuar nipi i familjes, Ervin Hoxha.

“Në emër të familjes së dajve, familjes Emini po iu njoftoj se dy dajtë e mi Bashkim dhe Xhemajl Emini janë liruar nga mbajtja në Serbi, janë shëndoshë e mirë dhe janë duke u kthyer në Gjermani pranë familjeve”.

Moneytizer Paragrafi 4

Një javë më parë ata ishin arrestuar në kufirin Serbi – Hungari, me pretendimin e pabazuar të autoriteteve serbe që Xh.E. dhe B.E. kanë rrëmbyer një serb më 1999.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]