Pas arrestimit të shtunën e kaluar (5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut, ka ardhur një reagim nga profili i reperit Noizy.
Aty shkruhet se gjithçka ishte keqkuptim dhe se reperi është kthyer sërish.
“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore.
Tani gjithçka është pas krahëve. Jam sërish me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA”, shkroi ai.