fbpx

Lirohet për qarkullim rruga drejt Banjskës

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës konfirmoi mbrëmë për Indeksonline se kanë përfunduar bastisjet në Banjskë, pas sulmit terrorist të së dielës.

“Sot në orët e pasdites ka përfundu Operacioni i kontrollit dhe bastisjes në zonën e Banjskës. Nesër në orët e paraditës do të vendoset për hapat e mëtejm” deklaroi mbrëmë për Indeksonline zëdhënësi i Policisë Veton Elshani.

Teksa sot pritet të merren vendime mbi veprimet e ardhshme të Policisë lidhur me këtë rast, të njëjtit kanë filluar të lirojnë rrugën për qarkullim në drejtim të Banjskës.

Fshati me rrethinë i janë nënshtruar një bastisjeje të detajuar të Policisë, nga ku u konfiskuan arsenal armësh që nga e diela.

Vetëm të dielën, Policia ka sekuestruar arsenal armësh, përfshirë armë të kalibreve të rënda, mitraloza, snajperë, minahedhës, dhjetëra AK-47 dhe karikatorë, jelekë antiplumb, uniforma dhe çanta ushtarake, automjete të blinduara, e kështu me radhë.

Kujtojmë se në një sulm të organizuar në orët e para të së dielës së 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit, Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri nga një grup serbësh.

Nga të shtënat mori plagë të rënda rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ndërroi jetë po të dielën, teksa plagë trupore mori polici Alban Rashiti.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]