Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lirohet personi që e goditi me veturë bashkëshortin e Shkurte Fejzës

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme është goditur nga një veturë Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza.

Ndërsa personi i dyshuar për rastin është liruar pas intervistimit.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, ka thënë Bytyqi.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas Bytyqit, viktima është goditur nga vetura derisa po kalonte rrugën, ku ka marrë lëndime të rënda.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari në Prizren, deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt, pra nuk është ndaluar”.

Gjendja e Hajrush Behlulit është stabile. Kështu ka thënë shefi i emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti për Gazetën Insajderi.

Ai ka treguar se Behluli është dërguar në spital rreth orës 11:15 për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti, por gjendja e tij për momentin është stabile.

“Pas kryerjes së ekzaminimeve, terapionit dhe konsultave, pacienti është pranuar në repartin e ORL-së”, tha Veçgishti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]