Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lisi ylli i ri i skenës dhez me “Jeta ime”

nga Revista Kosovarja

Skena muzikore shqiptare ka mirëpritur një emër të ri, por premtues: Lisin.

Këngëtari i ri ka publikuar këngën e tij solo, të titulluar “Jeta ime”, një projekt që dëshmon talentin, stilin modern dhe vizionin artistik të një artisti që po cilësohet si një nga yjet në ngjitje të muzikës shqiptare.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Lisi. Muzika mban firmën e Qelik Lipa, ndërsa videoklipi është realizuar nga produksioni kreativ XL Films,.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky projekt vjen pas një bashkëpunimi të suksesshëm të Lisit me këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu, i cili shërbeu si një trampolinë për prezantimin e tij në publikun e gjerë. Me “Jeta ime”, Lisi konfirmon se është gati të ndjekë rrugën e vet artistike dhe të ndërtojë një karrierë të qëndrueshme në muzikë.

Përmes një vokali të veçantë, prezence skenike dhe një identiteti muzikor në formësim, Lisi po tërheq vëmendjen e publikut dhe kritikës.

Në linkun më poshtë gjeni videoklipin e këngës “Jeta ime” nga Lisi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]