Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lladrovci: Koha edhe për Kryeministër shqiptar. Ju priftë e mbara!

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Ali Ahmetin për fitoren në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Mbi artikull

“Ali Ahmeti, me qytetarët, bashkëpunëtorët, bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët, e realizoi me besim të ndërsjellë, ashtu siç i besuam në rrugën e drejtë të atdhetarizmit, për 40 vjet në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare” shkruan Lladrovci në Facebook.Lladrovci thekson se kjo është një fitore e kauzës së drejtë për popullin shqiptar si dhe thekson se ka ardhur koha për kryeministrin shqiptar.

Postimi i plotë:
Fitorja absolute e Ali Ahmetit, fitore e merituar!Posa e telefonova vëllain tim, Ali Ahmetin, për ta përgëzuar për fitoren absolute!

Kjo fitore, është fitore e kauzës së drejtë të popullit tonë, të cilën e ka parashtruar para qytetarëve dhe arriti synimin madhor, fitore e cila vijon pa ndërpre nga viti 2001 e këndej.Ali Ahmeti, me qytetarët, bashkëpunëtorët, bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët, e realizoi me besim të ndërsjellë, ashtu siç i besuam në rrugën e drejtë të atdhetarizmit, për 40 vjet në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare.Vërtetë është koha për Kryeministrin shqiptar. Ju priftë e mbara!

Moneytizer Paragrafi 4

https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10221057727266871

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]