Llapjanëve nuk ua ndien për virus, festojnë me tupana e valle për 28 Nëntor

nga Revista Kosovarja

Në qytetin e Podujevës ka filluar Festa për 28 Nëntor.

Banorët e këtij qyteti tashmë veçse kanë dal për të festuar me këngë e me valle.

Në një video të dërguar nga lexuesit e Express, shihet se si ata me veshje kombëtare e instrumente muzikore janë në festë.

Sot nderohen tri data të rëndësishme; Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashati, daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ditën e Flamurit.

Në ndërkohë kujtojmë që nesër në Komunën e Podujevës do të mbahen zgjedhjet për kryetar të komunës.

Kjo komunë ka mbetur me ushtrues detyrë të kryetar qysh nga emërimi i Agim Veliut në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]