Një rast dhune në familje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Podujevë.
Policia njofton se atje një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Podujevë 07.01.2022-13:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Dhuna në familje, konkretisht rastet kur burrat po sulmojnë gratë e tyre po shënon shifra alarmante në vendin tonë.
Vetëm në 24 orët e fundit, janë raportuar 8 raste kur burrat në qytete e fshatra kanë kanosur fizikisht gratë apo ish-gratë e tyre.
Kujtojmë se para pak ditësh një 48 vjeçare në Llaushë të Skenderajit mbeti e vrarë nga i dyshuari, bashkëshorti i saj.