Ernest Zymberi fitoi zemrat e publikut shqiptar me rolin e tij në serialin vendor “O sa mirë”.
Në këtë serial ai luajti rolin e Llukmanit, rol ky shumë i dashur dhe i përlyqer nga audienca e gjerë, shkruan “Kosovarja”.
Aktori gjithashtu është mjaft aktiv edhe në rrjete sociale, ku shpesh ndan imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.
Kështu së fundi përmes një postimi në profilin e tij Instagram ai ka njoftuar ndjekësit, se është bërë baba për herë të dytë.
“Mire se erdhe ne jete RRON !
Duke te pritur ty, Une,Nani e Mara jemi pregaditur qe mbi te gjitha te japim dashuri te pafund. Uroj qe te kesh shendet e shume gezime ne jete. Do te bejme gjithcka qe ne e kemi ne doren tone, qe ty te mos mungoj asgje.
Po ti falim netet pa gjume, sakrificen e dhimbjet e Nanit per juve, lodhjen e merakun tone ne kembim te mbaresise per ty.
Me ty dhe Maren krijuam familjen tone te vogel me dashuri te madhe !
Faleminderit Zot 🙏” ka shkruar ai.
Gjithashtu sot njoftoi se Rroni me nënën kanë arritur në shtëpi, dhe ambienti duket mjaft i bukur dhe festiv.
/Kosovarja/