Reperi i njohur, Lluni është ndër artistët më të pëlqyer të estradës shqiptare dhe numëron disa projekte të suksesshme.
Megjithatë së fundmi ai ka vendosur që të zbuloj më shumë për fansat, duke prezantuar kështu partneren e tij.
Këtë reperi e bëri përmes një postim në InstaStory, duke konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë.
Sipër postimi ai ka etiketuar partneren, e cila quhet Venera Ahmeti, ndërkohë të njëjtin postim e ka shpërndarë edhe ajo duke e quajtur reperin “burri”.
Vajza që ia ka rrëmbyer zemrën, Llunit emri i vërtetë i të cilit është Leart Zymeri duket simpatike ndërsa shihet duke shijuar një darkë romantike me reperin.