fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Lofata – Pema e dashurisë me vlera mjekësore

nga Revista Kosovarja
9 muaj më parë
në Shendetesi
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Lofata është një pemë që rritet tradicionalisht nëpër ara, kopshte, oborre shtëpish apo rrugë. Lofata njihet ndryshe edhe si Pema e Dashurisë dhe gjendet rëndom edhe në Shqipëri ku është mbjellë shumë vite më parë si pemë dekorative.

Kjo pemë e famshme e Mesdheut, e cila ngrihet e lartë deri në 10 metra, çel si fillim lule me ngjyrë rozë. Pema ka një trung të trashë dhe degë të shumta.

Ajo çel dy herë në vit, një herë në periudhën mars-maj dhe më pas në tetor deri në nëntor, por në këtë periudhë, lulet janë pothuajse të padukshme për shkak se mbulohen nga gjethet e dendura.

Kjo pemë arrin të mbijetojë 35 deri në 40 vjet. Gjethet e lofatës kanë formën e bukur të zemrës. Farat e saj janë të strehuara në një bishtajë të veçantë.

Përpara çeljes së tyre, lulet e vogla mbulojnë degët e pemës me një ngjyrë gri të errët. Forma e çrregullt e luleve dhe gjetheve i bën shkencëtarët të mendojnë se lofata është pjesë e familjes botanike të bizeleve.

Në shumë vende të botës, Lofata njihet si Pema e Judës sepse mendohet që në një pemë të tillë ka varur veten Juda, tradhëtari më i famshëm i të gjitha kohërave.

Kjo pemë e bukur ka gjetur përdorim jo vetëm në mjekësinë popullore, por edhe në gatime dhe në kozmetikë. Lulet e lofatës së Lindjes janë përdorur zakonisht në gatimin e sallatave dhe ëmbëlsirave. Nuancat e thella të lules janë një tregues i flavonoidëve të shëndetshëm siç është kuercetina.

Këto lule janë të preferuara mes bletëve sidomos për prodhimin e mjaltit. Lulet dhe gonxhet janë të ngrënshme. Ato gatuhen dhe përshtaten mirë me vajin e ullirit dhe me uthullën.

Por nëse lulet qëndrojnë në pemë për shumë kohë, ato bëhen të hidhura. Lulet e Lofatës, të njoma ose të thata mund t’i shtohen vajit tuaj shqiptar ekstra virgjër të ullirit dhe të lëshojnë aty vlerat e tyre më të mira medicinale. Një grusht lulesh për gjysëm litër vaj ulliri është masa e duhur.

Tanina që gjendet në pjesën e brendshmë të lëvores që mban farat e pemës dhe pjesa e rrënjës janë përdorur për probleme me mushkëritë, kollën dhe për diarenë.

Copëza të lëvores dhe rrënjëve të thara të Lofatës grihen dhe bëhen pluhur dhe nga ky pluhur përftohet një çaj me vlera shumë të mira antioksidante për organizmin.

Rrënjët e pemës kanë gjetur përdorim edhe mes prodhuesve të tekstileve që e kanë shfrytëzuar atë për ngjyrosje.

Lulet e Lofatës mund të tolerojnë mungesën e diellit, thatësirë dhe përmbytjet, por kjo pemë preferon një tokë të lagësht, të kulluar mirë në rrezet e dritës së diellit. Rrënjët e pemës janë të forta dhe arrijnë ta bëjnë tokën ku rriten më të qëndrueshme.

Lofata është një nga pemët më të bukura mbi tokë, ndonëse duket e zakontë në larminë e pemëve të tjera. Ngjyra e tyre e bën panoramën që mund t’ju dalë përpara më pranverore, sidomos pas ditëve të ftohta e gri të dimrit.

Gjatë verës, janë lulet me formë të bukur që kënaqin syrin ndërkohë që gjatë vjeshtës, ato marrin ngjyrë të verdhë.

Bishtajat që rriten krah luleve janë gjithashtu një pamje interesante për t’u admiruar. Në dimër, vetë pema merr një formë dhe ngjyrë interesante, sidomos kur e gjithë silueta e lofatës vishet me dëborë.

Lofata mund të mbillet e vetme ose në grup duke ofruar një spektakël ngjyrash për cilëndo vendndodhje të zgjidhni.


Etiketa: Pema e DashurisëVlera mjekësore

POSTIME TË NGJASHME

Shendetesi

Prerja e gabuar e thonjve të këmbëve mund të iu shkaktojë rrezik të madh

19 orë më parë
Shendetesi

Jo paracetamol dhe kafeinë! Ja pse është një kombinim i rrezikshëm

22 orë më parë
Shendetesi

Keni erë të keqe të gojës – kjo është mënyra si ta largoni atë

1 ditë më parë
Shendetesi

Çaji shërues i shegës dhe piperit të zi kundër gripit dhe alergjive

1 ditë më parë
Shendetesi

Këto janë mënyrat se si truri të paralajmëron që do të të vijnë periodat

2 ditë më parë
Shendetesi

Vitaminat kryesore që duhen marrë gjatë dimrit

2 ditë më parë
Postimi tjetër

Si të mbillni dafina në vazo

Parashikimi i motit për fundjavë, pritet të ketë diell dhe vranësira

Sot protestohet kundër marrëveshjes së Ohrit, kërkohet dorëheqja e Kurtit

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë 11 Dhjetor 2023

8 orë më parë

Dashi Mërkuri do ju ndihmojë t'iu shkoni deri në fund gjërave gjatë kësaj dite dhe do ja dilni mbanë me...

“Bora, aktore më e mirë se unë!” Donald Veshaj flet për filmin

8 orë më parë

Donald Veshaj, i ftuar në rubrikën “Galeria” të “E diell” dha të tjera detaje ekskluzive nga filmi “5 Herë Jo”....

Si të mbani marrëdhënien tuaj të shëndetshme

8 orë më parë

Ka disa hapa për ruajtjen e shëndetshme të lidhjes në çift: 1. FLISNI HAPUR Komunikimi është pjesë kryesore e marrëdhënieve...

Ky është viktima e tentim vrasjes në Pejë

9 orë më parë

Në orët e hershme të së dielës ka ndodhur një tentim vrasje në Pejë. Rrugës për Rozhajë një veturë brenda...

Zëri i motrave: Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teutë…

9 orë më parë

Një dokumentar i është kushtuar vrasjes së Liridona Ademajt, nënës së dy djemve që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen...

Bora shfaqet në gjendje jo te mirë, Arbori nuk ndalon me puthje

9 orë më parë

Moderatorja e njohur Bora Zemani është tejet aktive në mediat sociale. Ajo pak orë me parë ka ndarë një moment...

MË TË LEXUARAT

Vrasja e Liridonës, reagon ashpër Pacolli: Njerëz me sjellje skizofrenike që përdorin tragjedi të tilla për like!

Gjendet e vdekur një grua në një ordinancë private në Viti, policia nis hetimet

“Policia ka identifikuar personat”, pasi i mbyllën sërish Instagramin, Luizi rikthehet me një njoftim

Shikojeni Bucin si dasmorë që i “kallte” dasmat

‘A e urove Kiarën për shtatzëninë?’, Olta Gixhari publikon mesazhet me moderatoren

Zëri i motrave: Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teutë…

Të burgosurit tentuan ta sulmojnë Granit Plavën, çka thotë avokati i tij

“Fundi i trishtë”, policia reagon pas arrestimit të Gëzim Çelës në Kosovë: Si u kap “baroni” i drogës

Ilir Shaqiri në juri për Donaldin: Kam kohë që e pres këtë moment

Azemi me lot në sy i përgjigjet përqeshjes së Bucit

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist