Shqiponja Cani është vetëm 25 vjeç, lindur e rritur në Ferizaj. Ka mbaruar studimet për Ekonomi në UP, por pjesen tjeter te jetes se saj e vazhdon jo më në vendlindje.
Shqiponja është në Zvicër për më pak se 3 vite, e bashkuar me njeriun e saj të zemrës, Elhamerin. Ata janë tashmë prindër edhe të një djali që e kanë quajtur Lorian.
Shqiponja, shpejtë nisi punë në “Manor”, që është një nga qendrat më të mëdha në Zvicër. Një vend ky i cili i dha autoritet te madh duke i hyrë në pune edhe drejtimi per te cilin kishte studiuar. Në këtë qendër ajo punon tek sektori i Arit dhe Byzhuterive me vlerë ne pranim dhe vlersim te produkteve.
Ndërkohë, ambiciet e kosovares së diplomuar për ekonomi lidheshin edhe me një fushë tjetër si menagjim dhe udheheqje të bisnesit që ka të bëjë me botën e të bukurës, për çka edhe nisi një aftësim profesional që të hapte një “beauty studio” personale, ku do të ofronte një gamë shërbimesh nga fusha e bukurisë. Shqiponja e dinte se ishte e denjë për këtë branzh, gjë të cilën ia dëshmonin gjatë gjithë kohës klientët e kënaqura që i shkonin në një dhomë të vogël ku kishte vetëm një shtrat kozmetike dhe një dritë pune, por që Shqiponja realizonte një punë mbresëlënëse mandej dita ditës ui bë edhe më shumë pasion e profesion.
Pak kohë më pas dhoma e vogël ku ajo zhvillonte hobin e saj, nuk kishte aq kapacitete sa të pranonte klientet e shumta të kënaqura të Shqiponjës, numri i të cilave po rritej përditë. Kështu ajo hapi një studio të vërtet bukurie të quajtur “LorBeauty”.
“Këtë emër e ndjej në brendësinë time, jo vetëm si emër bisnesi por sepse mbanë tre shkronjat e para të emrit të djalit tim. Logoja është krijuar nga një flutur që personifikon femren e cila pasqyron elegancë dhe brishtësi, ajo është e ndarë dhe jo simetrike, duke pasqyruar në dy pjesë fytyrën dhe trupin e femrës, ku sipas natyrës asnjë femër nuk ka fytyrë, vetulla, sy, apo buzë simetrike, gjë të cilën e vërejmë shumë mirë edhe gjatë pigmentimit së grimit permanent që e realizojmë tek klientët tona, për çka edhe kam fituar titullin si Phi Contour Artist nga Akademia me e madhe ne bote Phi Academy.
Për tu kuptuar nga lexuesit e intervistes unë pigmentoj trupin e klientes si dhe fytyrenduke konturuar buzet vetullat apo edhe eyeliner dhe ky pigmentim ka jetgjatësi deri në 4 vite, mjaft praktike te zgjohesh me kontura te bukura dhe simetrike, vlersojnë klientet.
Permes inicialeve te titullit artist njerzit nga e gjithë bota mund ta gjejnë Shqiponjën edhe në Google Maps në listën e Artisteve nga e gjithë Ekuatori.
Shqiponja tregon se në “LorBeauty” mundohen i gjithë stafi që të bëjmë më të mirën dhe ti bëjmë femrat të ndihen bukur, mirë dhe pastër.
“Mua më gëzon pa masë fakti që studion time vizitojnë kliente të cilat udhëtojnë nga larg për tu shërbyer tek ne dhe jo vetëm brenda Zvicrres por edhe nga shtetet e tjera”.
Kjo studio tashmë e afirmuar, ofron edhe shërbimin e “Body Piercings”. Ndërkohë, të gjitha shërbimet profesionale që ofron në “LorBeauty”, gjenden të prezantuara në faqen e Instagramit @lorbeautyofficial.
Pronarja e Brendit “Lor” na tregon se kanë klientelë me kërkesa të ndryshme, nga ata që kërkojnë vetëm shërbime higjenike siç është zbardhja e dhëmbëve apo heqja e qimeve me laser, por edhe klientë që kanë nevojë për trajtime më intensive dhe te dhëmshme.
Vlen të ceket se ky brend po zhvillohet bukur shumë edhe në prodhimin e produkteve te kozmetikes të cilat shiten ne Studio aktualishtë.
Shqiponja Cani ka një klientelë të gjerë të arritur edhe ate vetem brenda 1 viti pervoje intensive ne kete drejtim, studio e saj po vizitohet edhe nga figura të njohura si Era Istrefi, Genta Ismajli, Vjollca Haxhiu, Flaka Krelani, komentatorja e sportit Qendresa Krelani, e të tjera.
Shqiponja ia ka dalë shumë mirë të gjendet në një vend multikultural siç është Zvicra dhe brenda një kohe shumë të shkurtër dhe në gjuhën gjermane duke triumfuar me një sukses të madh në fushën e estetikes dhe bukurisë, e kjo falë punës profesionale, përkushtimit maksimal dhe me shumë dashuri.
“Nëse nëna natyrë nuk te fali një vetull apo buzë të bukur, mos u merakos, sot mund ti konturosh.
E dashura Femër, kujdesu për bukurinë, qetësinë dhe rehatinë e brendshme, për pamjen e jashtme kujdesemi ne”. Kjo është porosia e fuqishme e Shqiponja Canit nga “LorStudio”, vajzës që po bënë histori suksesi me biznesin e saj.