Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Loredana dhe Zuna e bënë lidhjen familjare

nga Revista Kosovarja

Loredana dhe Zuna nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht romancën mes tyre, por nga pamjet që publikojnë në Instagram, duhet të themi se vetëm unazat kanë ngelur pa shkëmbyer mes Loredanës dhe Zunës.

Reperja e njohur së fundi ka publikuar një video ku shfaqet pranë mbesës së reperit nga Libani, duke në dhënë mesazhin se lidhjen e kanë bërë familjare dhe gjërat janë serioze.

Loredana vijon të publikojë video ku shfaqet nën shoqërinë e reperit të huaj, me të cilin duket se po i kalon këto ditë të vështira të pandemisë, që ka ndërprerë edhe projektet e saj muzikore.

Publikisht, çifti edhe nuk e ka pranuar lidhjen duke deklaruar se janë miq e kolegë të mirë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Mozzik është babai i fëmijës tim, ndërsa Zuna është partneri im… në biznes.”-ka deklaruar Loredana.

Megjithatë, një video e publikuar pak kohë më pas, tregon çiftin në avion duke shkëmbyer puthje në buzë.

Vetëm pak kohë më parë, Loredana dhe Zuna publikuan një duet me titullin “Ti je e imja” që rezultoi një sukses i vërtetë në Gjermani, ku dyshja po shënon një karrierë të suksesshme.

https://www.instagram.com/p/B-hdRialr1u/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]