Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Loredana e tregon fytyrën e vërtetë!

nga Revista Kosovarja

Loredana Zefi është një ndër emrat e ri të skenës muzikore, por që shumë shpejt u bë e famshmë dhe shumë e kërkuar nga publiku, e sigurisht edhe e përfolur në mediat rozë.

Përveç jetës profesionale, edhe jeta personale e këngëtares ka tërhequr vëmendje nga publiku.

Lidhja me Mozzik, pastaj ardhja në jetë e vajzës së tyre Hana, ndarja dhe së fundi ribashkimi i çiftit kanë qenë temë diskutimi nga të gjithë pa përjashtim.

Së fundi ajo së bashku me vajzën dhe Mozzikun, kanë shkuar për pushime në Dubai, ku po shihen vazhdimisht bashkë dhe shumë të lumtur, shkruan “Kosovarja”.

Moneytizer Paragrafi 4

Reperja në disa foto që ka publikuar sot në Instastory ka vënë në dukje fytyrën e saj, pa asnjë pikë grimi dhe duket shumë e bukur dhe e freskët.

“Kjo jam unë në të vërtetë” ka shkruar ajo në mbishkrimin e njërës foto.

E bukur apo jo? /Kosovarja/


Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]