Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Loredana kështu po i përgjigjet deklaratave të Jozit

nga Revista Kosovarja

Pas intervistës së fundit të Joz Markut në emisionin “Live From Tirana”, ku foli mbi marrëdhënien e tij me Loredanën, nuk ka vonuar reagimi i saj në rrjetet sociale.

Mbi artikull

Teksa ka publikuar disa foto të reja, ajo është shprehur: “Si jeni me të ëmblat këtë verë?”, një pyetje që lë të kuptohet se po e shijon verën në maksimum dhe se Jozi nuk është më në mendimet e saj, shkruan “Kosovarja”.

Gjithashtu ajo ka bërë dhe një postim në Instagram, ku shihet në shoqërinë e gazetarit Eraldo Rexho. Fotoja është shoqëruar me mbishkrimin “Shoqëria e keqe”, një përgjigje që shumë e kanë interpretuar si thumb ironik ndaj deklaratave të Jozit.

Ky reagim vjen menjëherë pas deklaratës së Jozit, i cili tha në intervistë se “Loredana ka marrë një rrugë jo të mirë” dhe se “po shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm”, duke aluduar në thashethemet që po qarkullojnë se ajo është në lidhje me reperin shqiptar, Don Xhoni.

Komenti i Loredanës duket si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj këtyre fjalëve, duke e bërë të qartë që nuk i ka marrë seriozisht akuzat e ish-partnerit të saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]