Reperja u bë e njohur me këngët e saj në gjuhën gjermane dhe shumë shpejt u bë ndër artistet e preferuara të këtij zhanri.
Loredana përveç zërit, njihet edhe me paraqitjet e saj, përherë në formë dhe e kuruar deri në detaje, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram ndryshimin më të ri në pamje dhe po duket yll, me flokë të shkurtra dhe balluke.
Ky model flokësh si shihet është trendi i kësaj sezone, sepse personaze publike janë parë me stil të ngjashëm.
Kujtojmë se Loredana është nëna e vajzës së reperit kosovar Mozzik, të cilët pas disa mosmarrveshjeve, ia dolën të kthehen përsëri bashkë, e po shihen mjaft të lumtur në praninë e njëri-tjetrit. /Kosovarja/