Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Loredana nuk mban lotët, kush fshihet pas mesazhit emocional?

nga Revista Kosovarja

Një dedikim i ngrohtë prindëror ka bërë që ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati, të përlotet në mes të ditës. Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një imazh të bisedës që ka pranuar nga nëna e saj.

Mbi artikull

Në këtë mesazh, nëna e Loredanës i dedikon fjalë plot krenari për rritjen dhe pjekurinë e saj. “Tani je bërë e rritur; ke mësuar të jetosh në mënyrën tënde dhe të përballesh me të panjohurën me guximin tënd”, shkruhet ndër të tjera në tekst, duke i kujtuar asaj se edhe pse nuk mund të jetë pranë saj në çdo çast, dashuria e nënës e mbron si drita e yjeve.

Më tej, nëna ka përcjellë edhe lutjet më të mira e të sinqerta për rrugëtimin e të bijës, duke kërkuar që Zoti ta udhëzojë në çdo hap dhe ta mbrojë nga çdo rrezik.

Përmbi foton e bisedës, Loredana ka vendosur një mbishkrim që tregon qartë se sa shumë e ka prekur ky gjest. “Si mbahen lotët në këto raste?”, ka pyetur ajo publikisht, duke zbuluar se fjalët e nënës e kanë përlotur plotësisht.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]