Rep-artisja e njohur shqiptare, Loredana, njihet në përgjithësi për sitilin unik që ka.
Ajo në rrjete sociale përherë mundohet që të qëndrojë afër fansave të saj, të cilët e përkrahin vazhdimisht.
Ndërkaq, në një postim të fundit Instagram, Lori është parë në Prishtinë, derisa së fundmi kishte shkuar në Zvicër.
Në po të njëjtat imazhe, bukuroshja u shfaq me një veshje plot stil, derisa vuri në pah tiparet e bukurisë.
“Përshëndetje Prishtinë”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Sa i përket projekteve muzikore, “Nese don” është hiti saj i fundit, që erdhi si duet me Mozzik.