Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Loredana ‘shpërthen’ keq për Mozzikun

nga Revista Kosovarja

Reperja shqiptare Loredana ka reaguar ashpër në rrjete sociale, duke mohuar zërat se tekstet e disa prej këngëve të saj i janë drejtuar ish-partnerit, Mozzik.

Përmes një postimi në Instagram, ajo u shpreh qartë: “Për ta sqaruar njëherë e mirë: Nuk e kam pasur kurrë fjalën për Mozzik në ndonjë nga këngët e mia.”.

Loredana dhe Mozzik kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar, duke ndarë edhe një vajzë së bashku, Hanën. Edhe pas ndarjes, marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, me fansa që interpretojnë tekstet e tyre si mesazhe të koduara ndaj njëri-tjetrit.

Me këtë deklaratë, Loredana ka tentuar të ndalë një herë e mirë aludimet që lidhen me të kaluarën e saj personale.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]