Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Loredana thotë se është beqare: Jam e hapur për dashuri të re

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy së fundmi ka organizuar një festë private për miqtë dhe kolegët për të promovuar koncertin e tij “Alpha show” që do të mbahet në Tiranë më 14 gusht.

Mbi artikull

Në mesin e të ftuarave ishte edhe reperja, Loredana me të cilën solli bashkëpunimin “Heart Attack” që tashmë është kthyer në një hit veror.

Në ahengun e reperit, Loredana dha edhe një deklaratë për emisionin “Prive” ku edhe foli për jetën private.

E pyetur për statusin e saj aktual, Loredana u shpreh se aktualisht është beqare por që është e hapur për dashurinë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Unë jam gjithmonë e hapur për një dashuri të re, kam dëshirë prapë të martohem, prapë të bëj fëmijë, jam e lumtur por ende nuk kam një lidhje të re”, u shpreh Loredana.

Theksojmë që Loredana tashmë është vajzë e një nënë, Hana nga lidhja e saj e mëparshme me reperin, Mozzik, me të cilin ka ndarë rrugët prej kohësh.

Ndryshe, mes tjerash reperja shpreh se me Noizyn kanë në plan që të realizojnë edhe një tjetër duet.