Loredana Zefi është emër shumë i suksesshëm në industrinë e muzikës, e cila çdo ditë numëron suksese të reja.
Së fundi, artistja ka vendosur t’i futet edhe botës së biznesit, teksa ka lansuar linjën e saj me produkte të grimit.
“1218beauty”, është marka e Loredanës, e cila në emrin e saj përmban një mesazh të bukur.
Me anë të një postimi në Instagram, Loredana thotë se 12 18 është ditëlindja e vajzës së saj Hanës.
“1218, dhjetor 2018 ka lindur Hana”, ka shkruar reperja, duke postuar një foto të Hanës së vogël.