fbpx

Loredana tregon të vërtetën rreth raporteve me Mozzikun

nga Revista Kosovarja

Loredana ka sqaruar nëse është apo jo bashkë me Mozzik.

Loredana Zefi dhe Mozzik tash e një kohë komentohen për një ribashkim të mundshëm.

Muajt e fundit dyshja janë parë shumë herë bashkë, por asnjëherë nuk kanë preferuar të flasin publikisht për këtë çështje,

Loredana ishte e ftuar së fundi në një intervistë, teksa u pyet direkt se a është apo jo në lidhje me Mozzik.

Loredana ka deklaruar se kjo nuk ka shumë rëndësi, por ata janë gjatë gjithë kohës bashkë.

“Nuk luan rol të madhe nëse jemi apo jo bashkë. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë. Jemi bashkë dhe për Hanën, dalim edhe në privatësi. Udhëtojmë edhe pa Hanën dhe më shumë nuk kam çfarë të them”, tha ajo.

Kujtojmë se “Kein Hunger” titullohet projekti i fundit muzikor nga Loredana, pjesë e albumit “Medusa”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]