Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Loredana zbulon shumëçka përmes albumit të fundit

nga Revista Kosovarja

Pas zhdukjes së bujshme nga rrjetet sociale dhe rikthimit po aq të bujshëm në Instagram, Loredana arriti të marrë vëmendjen e botës për të promovuar albumin e saj të ri.

Mbi artikull

Fillimisht, lajmin për këtë projekt të ri e dha faqja Modus Mio në Instagram, e cila shkruan se Loredana është rikthyer për të mbrojtur fronin e saj:

“Mbretëresha Lori është rikthyer për të mbrojtur fronin e saj. Më në fund me një album të ri Medusa që do të lancohet në 11 dhjetor. Cover-in mund ta shohim në fillim”, shkruhej në postim.

Mirëpo, rikthimin e saj Loredana nuk e la pa një koment personal, teksa ndau një video të albumit të saj të ri të titulluar “Medusa”.

Moneytizer Paragrafi 4

Çfarë na bëri përshtypje ishte fjalia që reperja shkroi krahas postimit:

“Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë.”- shkruan Loredana, e cila sqaron se ky nuk është thjesht tekst kënge, por jeta e saj gjatë 18 muajve të fundit.

“Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë. Kjo fjali nuk është thjesht një rresht, por përshkrimi i jetës time në 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe do të kuptoni historinë time. #Medusa“- shkruan Loredana krahas videos.

Në fakt, mendja na shkon tek ndarja e saj me Mozzik, raporti i tyre dhe problemet e shumta me drejtësinë.

Mezi po presim të dëgjojmë muzikën e reperes, për të mësuar versionin e saj të historisë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]