Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Loredana Zefi reagon për “diss”-in e Mozzik: “Vajza është 7 vjeçe dhe i kupton të gjitha”

nga Revista Kosovarja

Reperja e njohur Loredana ka reaguar publikisht lidhur me këngën e fundit “diss” të ish-partnerit të saj, Mozzik, ku përmendet ajo dhe vajza e tyre, Hana.

Mbi artikull

Në një deklaratë të fundit, Loredana u shpreh se e ka përjetuar shumë rëndë këngën, sidomos për faktin që në tekst përfshihet edhe vajza e tyre. Ajo tha se pas publikimit të projektit muzikor i kishte shkruar Mozzikut, duke i treguar se Hana është ndier shumë keq.

“Vajza tashmë është 7 vjeçe dhe i kupton të gjitha,” duke theksuar se fëmijët në këtë moshë janë të vetëdijshëm për situatat që i rrethojnë.

Sipas Loredanës, nëse ka diçka personale mes saj dhe Mozzikut, kjo është çështje mes tyre, por përfshirja e vajzës në konflikt publik nuk është e drejtë. Ajo shtoi se në këtë rast nuk është treguar mëshirë ndaj një fëmije që nuk ka lidhje me mosmarrëveshjet e të rriturve.

Moneytizer Paragrafi 4

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]