Blerja online tashmë është bërë rutinore, ndonëse vite më parë kishte shumë dyshime dhe pikëpyetje në lidhje me këtë opsion blerjesh.
Por, tani biznesi online po zhvillohet me hapa gjigand dhe korrektësia është në nivel të admirueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për biznese si “Lovebypeachy”.
““Lovebypeachy”.” është hapur nga motrat Dea dhe Dona Nimani me 16 mars të këtij viti dhe suksesi nuk ka munguar që në start, gjë që ka qenë befasuese edhe për vetë Dean dhe Donen. Firma aktualisht funksionin vetëm online, por shumë shpejtë motrat do të kenë edhe lokalin e tyre, ku do të ofrojnë produkte origjinale Peachy.
Për ata që nuk e njohin mirë, Peachy është brend origjinal i ri në treg i inspiruar nga fiksimi i femrave për të pasme të formësuara.
Në faqen e shitjeve online “Lovebypeachy”, ofrohen sportswear clothes si hellanke, bluza sportive, sports bra dhe po ashtu trenerka.
Pas pak muajsh do të ketë edhe risi të tjera, ndërkohë për klientët porosia arrin brenda Kosoves për 1-2 dite , kurse jashtë Kosovës, në Maqedoni apo Shqipëri brenda 5-6 ditëve. Poashtu dërgohen porosi edhe në të gjitha vendet e Europës.
“Lovebypeachy”., për femra inspiruese dhe ideale!