Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Luan Dalipi : Tregëtarët – SUPER-PROFIT në kurriz te qytetareve

nga Revista Kosovarja

Shefi i Stafit të Kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, e ka shoqëruar atë në vizitën që i kanë bërë sot një fabrike të vajit në Gjilan.

Mbi artikull

Dalipi përmes Facebook-ut tha se fabrika e shet vajin 2.10 euro ndërkaq tregtarët 3.49 euro.

“Posa ishim ne vizite ne fabriken FLOIL ne Gjilan. Nje gazetare e pyeti pronarin e fabrikes sa e shet vajin. Ai u pergjigj “2.10”. Ne markete cmimi giithandej i njejte: 3.49 euro”, tha ai.

Tutje, Dalipi ka shkruar se s’është koha që tregtarët me pakicë në kohë krize ndërkombëtare të synojnë super-profit në kurriz të qytetarëve.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nuk eshte koha qe ne nje krize nderkombetare, ne nje shtet te varfer qe sapo ka fillu me u cliru nga keqeverisja e ketij 20-vjecarit te fundit, tregtaret me pakice te synojne SUPER-PROFIT ne kurriz te qytetareve”, ka thënë Dalipi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]