Ardhedashuria, trimeria e herozimi i familjes Haradinaj është vulosur bindshëm, pa numrueshëm.
Historia e re e Kosovës është shkruar edhe me gjakun e trimave të familjes së madhe të Haradinajve, të cilët u bënë fli për këtë vend e tokë, shkruan “Kosovarja”.
21 vite pas rënjes heroike të Shkelzen Haradinajt, i biri i tij Luani, e ka kujtuar me një mbishkrim të fuqishëm në rrjete sociale.
Luan Haradinaj, i drejtohet edhe një herë të atit, duke i thënë ndër tjerash: “Rruga jote nuk u ndal, ti dje dëshmor për liri, unë sot ushtar për Kosovën e rreth nesh shume bekim”.
Ky është mbishkrimi i plotë i Luanit në 21 vjetorin e rënjes së babait të tij, dëshmorit të kombit, Shkëlzen Haradinaj.
“Përtej vdekjes deshte atdheun, Shkëlzen. Në çdo ngjyrë të lirisë të shohim, ne që nuk u takuam pas çlirimit, sepse liria ishte tashmë e shkruar nga gjaku yt. Të takojmë saherë na merr malli, në fuqinë për të mos u ndal të takojmë, në këngën që na përkundë të takojmë…në çdo hap para për një atdhe të përsosur të takojmë.
Rruga jote nuk u ndal, ti dje dëshmor për liri, unë sot ushtar për Kosovën e rreth nesh shume bekim.
Prehu i qetë Shkëlzen me shokë, atdheu u bë, Kosova po bëhet.
Lavdi”.
https://www.instagram.com/p/B_CVMtMnpel/