Albin Kurti është përsëri kryeministër i Kosovës, një vit pasi ishte shkarkuar në kohë pandemie.
Me 67 vota pro dhe 30 vota kundër, Kurti ka marrë besimin e popullit dhe të deputetëve për të qeverisur vendin.E menjëherë kanë ardhur urimet e para për Kurtin.
Luan Krasniqi, ish boksieri legjendar ka reaguar menjëherë duke uruar Kurtin, ku shpreson se angazhimi i tij do të jetë i duhuri.