Kur kanë mbetur edhe pak javë nga nisja e sezonit të ri televiziv, të gjithë jemi kuriozë të shohim se çfarë na është rezervuar dhe me çfarë risish do vijnë moderatorët shqiptarë.
Deri tani nuk kishim dëgjuar për ndonjë lëvizje të bujshme, siç ndodhi verën e viti të kaluar. Por së fundmi një lajm sipas të cilit Luana Vjollca do largohet nga “Top Channel” po bën xhiron e rrjetit.
Sipas burimeve disa burimeve prezantuesja i ka dhënë fund bashkëpunimit me televizionin e njohur.
Arsyet që dërguan deri në prishjen e kontratës mes tyre nuk dihen ende por, sipas së njëjtës media gjithmonë, gjasat janë që shown e saj që jemi mësuar ta shohim çdo shtator, ta ndjekim nën logon e ndonjë televizioni tjetër.
Luana ka nisur karrierën e saj në “Top Channel” dhe tashmë është kthyer në një prej figurave emblemë të këtij ekrani. Ajo mban vulën e disa prej programeve më të suksesshme si “Summer Fest”, “Top Fest”, “E Diell”, “Pa limit” dhe “Shiko kush luan” që është ndër emisionet më të ndjekura në vend. Gjë e cila reflektohet edhe në rrjetet sociale.
Vetë Luana nuk ka reaguar ende rreth këtyre zërave, por ka shumë mundësi që ajo të rikthehet në ekran në muajin shkurt dhe jo në shtator. Dhe përtej asaj që qarkullon në media besojmë se do e shohim sërish nën të njëjtën logo, ku e kemi parë përgjatë 15 viteve. Megjithatë, për të konfirmuar çdo gjë na mbetet të presim reagimin e Luanës.