Moderatorja e njohur Luana Vjollca të dielën qe lamë pas ka përfunduar me sukses emisionin e saj ‘Love Islnd Albania’.
Ajo ishte tejet e gëzuar me suksesin e këtij projekti, andaj në mediat sociale ka shkruar disa fjalë ku tregon se është tejet krenare dhe emocionuar, shkruan “Kosovarja”.
Mes rreshtave ajo shprehet se “Po! Edhe unë që dukem ajo vajza e fortë kam nevojë për konfirmim ndonjëherë dhe ju nuk e keni idenë sa shumë ma keni mbushur shpirtin. 1 vit ne Televizionin Klan, 2 projekte gjigante për nga puna, investimi, realizimi! Vit i paharrueshëm, fjala FALEMINDERIT është pak! Për @rtvklan dhe gjithë stafin e palodhur”.
Kujtojmë se dukja e moderatores në çdo spektakël tërhiqte vëmendjen e publikut, ku shfaqej elegante.