Ndër vajzat e showbiz-it shqiptar që nuk e ka problem të shfaqet pa pikë grimi në fytyrë është Luana Vjollca.
Shpesh herë Luanën e kemi parë gjithmonë në super formë dhe të kuruar në çdo dalje të saj publike. Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se si duhet Luana pa grim dhe nuk i keni parë postimet e mëhershme, ajo sapo na postoi një album fotosh ku shihet vetëm “ujë e sapun”.
Vlen të themi se Luana nuk i ka problem fotot ku shfaqet pa pikë grimi në fytyrë, madje në këtë album fotosh na zbulon se nuk janë punuar qoftë edhe me Photoshop.
Fotot janë realizuar nga fotograf i njohur Danyal Limbada, fotot e të cilit kanë bërë të mundur edhe bashkëpunimin me Forbes, siç e tregon edhe bio e fotografit.
Për të gjithë ju që jeni kuriozë, mund të shfletoni albumin më poshtë.
View this post on Instagram