Luana Vjollca është njëra ndër figurat më të pëlqyera dhe më të komentuar në show bizin shqiptar.
Moderatorja e njohur tash e disa muaj ka qëndruar më në hije sa i përket projekteve të saja, duke ia bërë një pushim vetes pas një sezoni të gjatë që ajo kishte me emisionin shumë të pëlqyer “Shiko kush Luan”, shkruan “Kosovarja”.
Ndërkaq kjo nuk do të thotë se ajo nuk ka punuar prapa kamerave, moderatorja ka premtuar se do të sjellë diçka të re por se çfarë ka planifikuar Luana kjo ende nuk është bërë e ditur.
Moderatorja tashmë ka marrë edhe një rrugë tjetër drejtë televizionit, e që është muzika.
Ajo së fundmi ka postuar një foto në llogarinë e saj në Insagram dhe ka treguar me shumë entuziazëm se ajo tashmë është bërë pjesë e “Sony Music”.
Kënga e saj e fundit është një baladë e titulluar “1 mijë vjet”.
Knëga po rezulton mjaft e suksesshme duke u shoqëruar me miliona klikime në Youtube.
Moderatorja përflitet shumë edhe për paraqitjet e saja duke filluar kështu me fotot që ajo poston në Insagram.
Luana ka postuar disa foto ku ka pozuar me bikini dhe duket mjaft provokative. /Kosovarja/