Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lufta në Lindjen e Mesme, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës

nga Revista Kosovarja

Mes pasigurisë që ka shkaktuar në tregjet e energjisë lufta e Iranit, Gjermania është detyruar të autorizojë përdorimin e një pjese të rezervave të saj kombëtare të naftës për të ndaluar rritjen e ndjeshme të çmimeve në tregjet botërore.

Mbi artikull

Ministrja e Ekonomisë, Katherina Reiche, e nënvizoi se nuk ka mungesë fizike të naftës, por çmimet e larta reflektojnë prime rreziku dhe fitime spekulative.

“Situata nuk tregon mungesë furnizimi. Përdorimi i rezervave synon të qetësojë tregun. Nëse shqetësimet për mungesat zhduken, çmimet do të ulen dhe presim një efekt zbutës”, deklaroi Katherina Reiche, ministre e ekonomisë në Gjermani.

Ministrja gjithashtu shpjegoi se situata është e tensionuar për furnizimin me naftë, pasi Ngushtica e Hormuzit është aktualisht e pakalueshme. Çmimi global i naftës është rritur me 30%, duke reflektuar përveç primeve të rrezikut edhe fitime spekulative. Vendet e G7-ës diskutuan përdorimin e rezervave, një masë e koordinuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), e cila mbajti një takim të jashtëzakonshëm të mërkurën.

Moneytizer Paragrafi 4

Reiche konfirmoi se IEA ka rekomanduar që shtetet anëtare të saj të lirojnë rezervat, duke arritur në një total prej 400 milionë fuçi naftë bruto- sasia me e madhe kjo në historinë e IEA-s. Gjermania do të kontribuojë me 2.64 milionë tonë, apo 19.51 milionë fuçi. Edhe pse Gjermania importon vetëm sasi të vogla nafte nga Lindja e Mesme, ajo do të ndihmojë sipas kërkesës së IEA-s, duke mbështetur parimin themelor të solidaritetit ndërkombëtar. Reiche vuri në dukje se vendet aziatike janë importuesit kryesorë të naftës nga rajoni i Gjirit dhe se transporti detar është praktikisht i ndalur për shkak të bllokadës së Ngushticës së Hormuzit nga Irani.

Shtetet anëtare të IEA-s, si Japonia dhe Koreja e Jugut, janë veçanërisht të prekura nga rritja e çmimeve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]