Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Lufta në Ukrainë do të përfundojë në verën e vitit 2023”, historiani bën parashikimin e papritur

nga Revista Kosovarja

Historiani britanik, Ian Kershaw, ka deklaruar në një intervistë për gazetën Süddeutsche Zeitung, se lufta në Ukrainë do të përfundojë në verën e vitit 2023.

Mbi artikull

“Vladimir Putin e vuri veten në një pozicion që nuk e kishte parashikuar kurrë. Tani është në një luftë të pafitueshme që është shumë e kushtueshme dhe e dëmshme”, ka thënë Kershaw, duke shtuar se “tani mbetet për t’u parë se si do të jenë forcat e armatosura të të dyja palëve në fund të dimrit”.

Ky dimër “do të jetë shumë i vështirë për Ukrainën, por edhe për shumë rusë “, vlerëson historiani britanik, i specializuar në historinë evropiane të shekullit të 20-të dhe është më i njohur për biografinë e tij të Adolf Hitlerit.

“Në pranverë do të shohim nëse ukrainasit, me mbështetjen e Perëndimit, janë gati për një sulm të ri, i cili do t’i lejojë ata të zmbrapsin agresorin. Nëse kjo ndodh, atëherë në pranverë ose verë do të jemi në rrugën e njërës zgjidhje ose tjetrës. Niveli aktual i prishjes është diçka që do të jetë shumë e vështirë për të përballuar të dyja palët. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se lufta do të përfundojë brenda një gjysmë viti”, vazhdon Ian Kershaw.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas tij, lufta kundër Ukrainës do të ketë pasoja afatgjata për Moskën: “Rusia tani është e izoluar, të paktën në Evropë. Në këtë kuptim, vendimi për të pushtuar ishte shumë i kushtueshëm. Do të ndryshojë Evropën, por saktësisht se si nuk mund të parashikohet. Megjithatë, tashmë është e qartë se lufta na imponoi një politikë të re energjetike dhe shkaktoi recesion”, thekson ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]