Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Luiz Ejlli futet të shtunën në Big Brother VIP Albania

nga Revista Kosovarja

Këngëtari Luiz Ejlli, fituesi absolut dhe ikonik i formatit Big Brother VIP, në një konferencë për media të martën në Prishtinë trazoi ujërat dhe nxiti dyshime të forta për atë që po vjen.

Mbi artikull

Ai u shpreh me rezerva se shumë shpejt mund të ketë të reja rreth tij dhe formateve reality, duke lënë të hapur mundësinë e një angazhimi pas thashethemeve që qarkullojnë prej ditësh për formatin “Ferma VIP”.

Por, prapa asaj deklarate diplomatike fshihet një tjetër e vërtetë ekskluzive, të cilën patjetër që Prive By Liberta Spahiu e zbulon e para si lajm të konfirmuar.

Burime të sigurta pranë produksionit kanë bërë të ditur se ai do të futet me një mision special këtë të shtunë në formatin që e bëri fenomen.

Moneytizer Paragrafi 4

Për më tepër, qëndrimi i Luizit thuhet se nuk do jetë vizitë e shkurtër, por do të zgjasë disa ditë, veprim ky që pa diskutim do e trazojë shtëpinë brenda dhe do gozhdojë audiencën jashtë.

Rifutja e tij strategjike në shtëpi vjen në kontekstin kur Luizi me datë 12 shkurt ka premierën e madhe të filmit me Kiarën, “Loja e fundit”.

Mbetet të shihet se si do ndikojë në dinamikat e shtëpisë kjo lëvizje shpërthyese, mirëpo është e sigurtë që nostalgjia e fansave që e ndoqën kur ai fitoi sezonin e dytë do të jetë më e fortë se kurrë më parë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]