Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Luizi dhe Kiara me festë përrallore për Luna Mari

nga Revista Kosovarja

Vajza e çiftit të njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, Luna Mari, festoi ditëlindjen e saj të parë mes një atmosfere përrallore dhe plot ngjyra.

Ndërsa dje ishte data zyrtare e ditëlindjes së saj, festa madhështore është zhvilluar sot, në një ambient të hapur të dekoruar me balona pastel, forma ëmbëlsirash dhe elemente të gëzueshme për fëmijë.

Moneytizer Paragrafi 4

Në qendër të skenës, Luna Mari shihej e përqafuar nga prindërit e saj, duke ndarë momente të veçanta me vajzën e tyre në këtë ditë të paharrueshme. Emri i saj, i shkruar me shkronja të mëdha pastel dhe numri “1”, dominonin sfondin e festës, ndërsa fytyra e vogëlushes zbukuronte edhe elementët dekorativë rreth skenës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]