Banorët kanë mbetur të shokuar pasi Luizi përgënjeshtroi rrëfimin që i bëri Kiarës.
Ata e kanë quajtur atë gënjeshtar, mashtrues dhe si dikush që bën lojë të pisët.
Ndërsa vetë Luizi i kërkoi falje të gjithëve dhe kërkoi që sot situata e tij të mbyllej me faljen e tij!
Luizi: Po kam filluar të marr udhëzimet e Kiarës. Dëmin më të madh ja kam bërë vetes! E dyta është Kiara, që ia bëra sy për sy, përveçse e humba i shkaktova dhe stres. Banorëve që janë këtu, se ne kemi hyrë të luajmë, iu kërkoj falje, edhe produksionit se e pashë që isha në greminë dhe thashë budalliqe kot. Edhe njerëzve iu kërko falje se ata kërkonin spektakël, dhe iu ngriu buzëqeshja. Pas nuk kthehem dot, tani unë dua të rri këtu, por këtë e vendos publiku. Sot dua ti vë kapak kësaj gjëjë. Nëse rri brenda do eci para, nesë jo respekt për të gjithë.